Përfaqësuesja a e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në miqësoren e dytë në Antali. “Dardanët” e kanë mundur Gambinë, me rezultat 1:0.
Golin e fitores për Kosovën e realizoi Arbër Hoxha, në minutën e 80-të, pas një depërtimi nga krahu i majtë dhe me gjuajtje të saktë e dërgoi topin në rrjetë.
“Ishte një organizim i mirë dhe një përformancë e mirë nga lojtarët tanë. Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, është një skuadër speciale që e kemi ndërtuar për vetëm 3 ditë. Djemtë ishin të koncentruar, ishin të gatshëm për të punuar dhe për të përparuar së bashku, prandaj jam vërtetë i kënaqur me këtë ekip”, ka thënë pas ndeshjes përzgjedhësi Bernard Challandes.