Charlize Theron nuk kishte zgjedhur një nga ata fustanet elegant që tregojnë format e saj gjate eventit “amfAR Inspiration Gala” organizuar në Los Angeles, mbrëmjen e së enjtes.
“Po, jam shumë e shëndosh momentalisht”, ka thënë për “E! Neës” aktorja kur prezantuesja ka bërë shaka për zgjedhjen e fustanit të saj.
Theron ka fituar 13 kg për rolin e saj të ri në komedinë “Tuly” ku luan si një nënë, vëllai i së cilës merr një dado pas lindjes së fëmijës së tretë. Nuk është hera e parë që aktorja bën këto lloj transformimesh për rolet e saj. Pasi shtoi 13 kg për rolin e saj në filmin “Monster”, Theron shkurtoi flokët për “Mad Max”. Celsius