Villarreali ka shkaktuar befasinë e fazës së 1/8 së finales duke e eliminuar Juventusin dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Nëndetësja e verdhë” ka fituar 0:3 në ndeshjen e kthimit dhe ka siguruar “biletën” për fazën tjetër të ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Gerard Moreno (78’), Torres (85’) Danjuma (90+1’) ishin tre heronjtë e spanjollëve që shënuan dy golat që në fund dolën të ishin vendimtar në plasmanin tutje të Villarrealit.
Tutje ka kaluar edhe gjiganti anglez, Chelsea që ka shënuar fitore 1:2 në ndeshjen e dytë kundër Lille në Francë.
Burak Yilmaz shënoi i pari në minutën e 38-të të takimit, por gëzimin francezëve ia ndali Pulisic që barazoi shifrat në minutën e tretë shtesë pjesës së parë.
Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta përmbysi gjithçka në Francë me golin e dytë dhe të fundit në minutën e 71-të.
Me këto dy skuadra (Villarreal dhe Chelsea) janë kompletuar skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.