×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Chelsea i ofron Real Madridit sulmuesin Timo Werner

    Insajderi
    31 July 2022 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka marrë një propozim për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseat,  Timo Werner, pasi klubi londinez po ofron shërbimet e tij te disa skuadra.

    Skuadra e Thomas Tuchel kërkon ta largojë Wernerin këtë verë, pasi vet gjermani e bëri të qartë se dëshironte të largohet, dhe mungesa e opsioneve të Real Madridit në sulm i ka bërë ata t’ia propozojnë lojtarin.

    Sipas ‘El Larguero’ në Cadena Ser, nëse marrëveshja do të realizohej atëherë Real Madridi do të duhej të paguante 35 milionë euro për shërbimet e yllit gjerman.

    Mund të ekzistojë gjithashtu opsioni për të rënë dakord për një huazim fillestar që përfshin një shkas për ta bërë kalimin e përhershëm për të njëjtin çmim, megjithëse ka të ngjarë të përfshijë një tarifë huazim.

    Werner dëshiron të largohet nga Chelsea

    Ka dyshime nëse vetë lojtari do të pranojë transferimin në Santiago Bernabeu, kryesisht për shkak të motivit të tij për t’u larguar nga Chelsea.

    Sulmuesi 26-vjeçar thuhet se dëshiron të luajë më shumë futboll në ekipin e parë pasi ka luajtur vetëm 24 ndeshje për Blutë sezonin e kaluar.

    Ardhja në Real Madrid ka të ngjarë të nënkuptojë të shërbejë si një rezervë për Karim Benzema, në vend që të jetë zgjedhja e parë.

    Klube të tjera janë të interesuara për Werner

    Nga e gjithë Evropa kanë ardhur raporte për klube të ndryshme që po ndjekin shërbimet e Werner për të forcuar skuadrat e tyre.

    Në Ligën Premier, Newcastle United është i prirur të përpiqet ta bindë atë të qëndrojë në Angli dhe ta shohë atë si një transferim të madh nga pronarët e rinj, për tifozët e tyre.

    Ai gjithashtu është lidhur me një rikthim te RB Leipzig, klubi ku ai shënoi 93 gola në 158 ndeshje përpara se të transferohej te Chelseat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark