Eden Hazard ka pranuar se skuadra e tij Chelsea frikësohet nga Paris Saint-Germain para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që do të luhet të martën mbrëma.
PSG kishte arritur që të eliminojë Chelsea-n në fazën e njëjtë vitin e kaluar dhe Hazard thotë se ata nuk e kanë harruar këtë zhgënjim.
“Pas shortit, të gjithë në Chelsea kanë thënë “jo, jo PSG-ja, jo me ta përsëri”, ka thënë ai.
“Ne ende e kujtojmë ndeshjen e vitit të kaluar. Ne kishim gjithçka në duar tona, po luanim në Londër, PSG kishte një lojtar më pak. Por ne u shkatërruam kur pësuam dy herë nga korneri, e që është zakonisht pika jonë e fortë,” ka thënë Hazard.
“Duhet pranuar se PSG është një ekip që duhet pasur frikën këtë vit,” ka shtuar belgu.
Kjo është përballja e tretë rresht mes dy ekipeve që kanë investuar shumë në vitet e fundit.
Chelsea është duke kaluar formë jot ë mirë këtë vit, që është krejt e kundërta e PSG-së. Ekipi parisien nuk ka humbur ende asnjë lojë në Ligue 1.