×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Chelsea nxjerr në shitje Brojën, sa vlen sulmuesi shqiptar?

    Insajderi
    27 December 2023 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea ka vendosur që ta nxjerrë në shitje sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja. Për Brojën është vendosur edhe çmimi i kartonit, që është 30 milionë euro.

    Në Europë janë shumë ekipe që interesohen për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë. West Ham dhe Fulham kanë shprehur interesim për 22-vjeçarin.

    Football London shkruan se trajneri i bluve, Mauricio Pochetino ka parë nga afër performancën e shqiptarit dhe nuk është i bindur që Broja mund të shërbejë si titullar.

    Shanset e Brojës që të aktivizohet tek Chelsea janë më të pakta tashmë, pas mbërritjes në Londër të Nkunkut. Drejtuesit e skuadrës janë të bindur se senegalezi është i duhuri për sulmin.

    Nuk është vetëm Broja, që është nxjerrë në shitje. Trajneri ka “piketuar” disa lojtarë, të cilët nuk kanë dëshmuar aftësitë e duhura për të qenë pjesë e Chelseas. Në lidhje me Brojën, trajneri ka shprehur pakënaqësi për faktin se 22-vjeçari ka humbur shumë raste përpara portës kundërshtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark