Chelsea e ka pësuar edhe humbjen e tetë kampionale në Premier Ligë.
Blutë e Londrës u mposhtën 2:1 në udhëtim nga Wolves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në elitën e futbollit anglez.
Lemina kaloi vendasit në epërsi në minutën e 51-të, ndërsa deri në minutat shtesë gola më nuk pati.
Në 90+3 Doherty dyfishoi epërsinë e Wolves, kurse tre minuta më pas Nkunku ngushtoi epërsinë.
Me këtë fitore, Wolves tani ngjitet në vendin e 11-të me 22 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një pozitë më poshtë.
Chelsea është më afër vendit të fundit, që ka nëntë pikë, sesa vendit të parë (40 pikë).