Chelsea është gati të huazojë sulmuesin kuqezi, Armando Broja, i cili është subjekt i interesimit të Interit.
22-vjeçari shqiptar ka shënuar një herë në 4 ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettino këtë sezon.
Goli i tij i vetëm erdhi në fitoren 2-0 të ‘Bluve’ ndaj Fulham në fillim të muajit. Informacionet thonë se “Stamford Bridge” janë gati të huazojnë Brojën te Interi, që është i interesuar për shërbimet e tij.
Sulmuesi shqiptar do të privohet nga koha e lojës te Chelsea, nëse vjen një sulmues i ri për të kompensuar mungesën e Nicholas Jackson.
Në përgjithësi, Armando Broja ka shënuar 2 gola dhe 1 asistim në 23 ndeshje në kompeticionet e ndryshme për Chelsean.
Një nga këta gola dhe një asistim erdhi në 12 ndeshje sezonin e kaluar në kampionat, ku londinezët përfunduan në vendin e 12-të poshtërues dhe nuk arritën të kualifikoheshin në turnetë evropiane.