×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Chelsea triumfon pastër ndaj Tottenhamit

    Insajderi
    02 May 2024 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea ka shënuar fitore duke e mposhtur 2:0 në shtëpi Tottenhamin në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të në Premierligë.

    Blutë e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 24-të kur Chalobah realizoi, shkruan Express.

    E për 2:0 u përkujdes Nicolas Jackson që shënoi në minutën e 72-të.

    Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e tetë me 51 pikë dhe i rrit gjasat për vendin e gjashtë që dërgon në Ligën e Konferencës.

    Në anën tjetër, Tottenhamit i prish shumë punë humbja e sontme.

    Kjo pasi që tani londinezët gjenden në vendin e pestë me 60 pikë, shtatë më pak se Aston Villa që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark