Giorgio Chiellini i tha lamtumirën Juventusit në fund të qershorit, teksa vendosi të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas disa vitesh si lojtar i saj.
Italiani ka zgjedhur MLS për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, ndërsa në një intervistë për “La Gazetta dello Sport” ka shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi.
“Kam dhënë gjithçka, përvoja ime ishte në fund dhe më duhej të provoja diçka ndryshe. Në Amerikë rizbulova pasionin tim, unë ende dua të stërvitem çdo ditë, edhe pse e di që në moshën 37-vjeçare duhet të menaxhoj veten, pa u rrëmbyer nga entuziazmi”, deklaroi mbrojtësi i ri i Los Angeles FC për rosea.