Italia festoi ditën e djeshme në Romë triumfin në EURO 2020. Futbollistët shëtitën në kryeqytet mbi autobusin e hapur, ndërkohë që kishte nga ata që u bashkuan në rrugë me tifozët.
Mes tyre ishte edhe Federico Chieza, një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Italisë dhe pjesë e Juventusit në Serie A.
Në një video të publikuar online ai nuk harron të përshëndesë edhe tifozët shqiptarë të Italisë.
“Një përshëndetje të gjithë tifozëve në Shqipëri, një përqafim”, dëgjohet të thotë anësor i Italisë, ndërkohë që dihet se në vendin tonë shumica e tifozëve janë të ndarë mes Italisë dhe Gjermanisë.