×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti merr telefonatë nga Amerika një ditë para betimit të kryetarit në veri – Çka iu tha?

    Insajderi
    18 May 2023 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë përpara seancës konstituive të betimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

    Sipas Zyrës së Kryeministrit, përgjatë bisedës u diskutua edhe Marrëveshja e Ohrit, për çka Kurti në ‘Twitter’ tha se ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm nga Serbia, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ata biseduan edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks te zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Marrëveshjes Bazike, dhe për takimin e së hënës në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve. Folën edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstitutive dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Në takim u bisedua edhe për vizitën e Administratores së USAID Samantha Power.

    “Bisedën e filluan me vizitën e suksesshme në Kosovë të Administratores së USAID, Samantha Power, e cila bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ministren Rizvanolli shpallën ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW. Në lidhje me këtë, këshilltari Chollet tha se ajo ishte ndarë me përshtypjet më të mira dhe e falënderoi kryeministrin për pritjen. Kryeministri u shpreh i nderuar dhe mirënjohës për vizitën e administratores Power dhe për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark