Ylli danez Christian Eriksen është përfshirë në listën e Përfaqësueses së Danimarkës për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Për Eriksenin, kjo është hera e parë që do të jetë pjesë e Danimarkës pas sulmit kardiak që e pësoi në “Euro 2020” në duelin kundër Finlandës.
30-vjeçari në afatin kalimtar të janarit iu bashkua Brentfordit dhe javë më parë ka filluar të luajë në Premier League. Danimarka më 26 mars do të luajë miqësoren në udhëtim te Holanda, ndërsa tri ditë më vonë e pret në shtëpi Serbinë.
Erikseni do t’i bashkohet Danimarkës në kampin stërvitor në Spanjë përpara dy ndeshje miqësore.
Danimarka është kualifikuar për Botërorin “Katari 2022” dhe Eriksen ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e ekipit në këtë turne të madh futbolli.