Një çift i moshuar nga Kosova ka rënë pre e një vjedhjeje gjatë pushimeve në Ulqin, ndërsa rasti e ka raportuar tek Gazeta Insajderi vajza e tyre.
Sipas saj, prindërit e saj ishin në plazh kur, gjatë kohës sa ndodheshin në det, persona të panjohur u kanë marrë çantën me sende personale.
Në çantë, sipas raportimit të bërë në polici, ndodheshin para të gatshme, telefona, dokumente personale si dhe çelësa të automjetit.
Vajza e çiftit ka bërë të ditur se rasti është raportuar në polici por ende nuk janë kapur hajnat.
Qëllimi i publikimit, sipas saj, është vetëm informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera që vizitojnë plazhet e Ulqinit, që të tregojnë kujdes më të madh me sendet personale gjatë pushimeve.