×
  • Lajme
  • Lajme

    Çifti nga Gjilani hap dyert e dyqanit për Fiter Bajram, ofrojnë rroba falas për njerëzit në nevojë

    Insajderi
    10 April 2024 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rroba falas për Fiter Bajram. Ky është gjesti i veçantë që një çift nga Gjilani bën për familjet në nevojë.

    Çifti, ka një dyqan e bën këtë bamirësi prej disa vitesh.

    Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, ata treguan se këtë vit kanë pasur shumë kërkesa jo vetëm nga Kosova por dhe Shqipëria. Ata treguan se deri më tani kanë dhuruar 400 pako.

    “Nuk është hera e parë. Ka 6 vite që dhurojmë, por kësaj here e kemi bërë lajmërimin më herët. Zakonisht e bëjmë një ditë para festës. Tani e kemi bërë lajmërimin dy tre ditë përpara dhe ka pasur kërkesa prej tërë Kosovës edhe prej Shëqipërisë për rroba për ata njerëz që kanë vërtetë nevojë. Ne e kemi bërë këtë falë profesionisit si instrumentist. E kemi bërë për zot dhe njerëzsit në nevojë”, u shpreh Gëzimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark