Insajderi
Lajme

Konfiskohen mallra rreth 30 mijë euro në Pejë

Insajderi
01 April 2026 - 17:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konfiskohen mallra rreth 30 mijë euro në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se zbuluar dhe konfiskuar mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro në Pejë.

Siç njofton policia, aksioni është kryer në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës.

Në njoftim shtohet edhe se mallrat e konfiskuar janë, cigare elektrike, duhan i ngrirë, filtër për cigare elektrike, shije për shisha, e cigare të llojeve të ndryshme.

Komunikata i plotë:

Zbulohen dhe konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë tridhjetë mijë euro

Prishtinë, 1 prill 2026

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale; Tregtia e ndaluar dhe Kontrabandimi i mallrave, ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë.

Gjatë kontrollit tek subjekti afarist janë gjetur dhe konfiskuar;

Cigare elektrike – 684 copë,

Duhan i grirë – 1400g.

Shije për cigare elektrike – 94 copë,

Filtër për cigare elektrike – 1016 copë,

Shije për shisha – 8 kg.

Cigare të llojeve të ndryshme – 6675 copë dhe Cigare PURO – 94 copë.

Ndërsa, gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar;

Cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme – 38200 copë,

Filtër për cigare elektrike – 36200 copë,

Filtër për shishë elektrike – 853 copë.

Sipas vlerësimit preliminar nga zyrtarët e Doganës, mallrat e konfiskuara sillen në vlerën rreth:

tridhjetëmijë (30.000)€.

Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj dy personave të dyshuar do të procedohet kallëzim

penal, si dhe do të ndërmerren procedurat tjera ligjore të parapara për të tilla raste.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark