Sinjalizuesi, Alban Pozhegu në një rrëfim ekskluziv për InDoks ka dhënë detaje lidhur me keqpërdorimet me miliona euro që janë bërë në Fondin për Sigurime Shëndetësore.
Këto keqpërdorime Pozhegu nuk i ka raportuar për herë të parë. Ai përmend raste kur disa media e intervistuan, por nuk ia transmetuan intervistën. Sinjalizuesi tregon se a përfituan ato diçka për këtë veprim.
“Kallëzimi i parë penale është i bërë në fillim të vitit 2018-të, në vitin 2018 është kry edhe hetimi për kallëzim penal ku ka kam dhënë deklaratë e për tjerët nuk e di, është i kryer edhe është i dërguar në prokurori, qe 4 vite lënda bllokohet…aty duhet me pyet prokurorinë edhe duhet me i pyet Fatmir Plakiqin që Fatmir Plakiqi i ka blloku gazetarët, mediat, kjo është hera e katër që dha intervistë njëherë është dal intervista jem u dal edhe e përgëzojë për gëzimin që e ka pasur gazetari qysh do që është dal e përgëzojë se ka pasur guxim për 2-3 herët tjera ata e dinë, nuk po du me jep emra edhe kam fakte që kush e ka nal dhe pse e ka nal. Po ka marrë kapak shpërblime…operacione, kanë marrë shërbime që ju kanë pagu trajtimet jashtë vendit thua ato para janë të Fatmir Plakiqit, s’kanë qenë, ato para janë të dedikume për pacientë të Kosovës”, ka thënë Pozhegu për InDoks.
Vlojnë denoncimet për skandale – si u bë që Auditori i Jashtëm ta kursejë Fondin e Sigurimeve
Pozhegu që dikur ishte shef i tenderëve në Fondin për Sigurimet Shëndetësore, ka shpalosur qindra faqe dokumentesh, për siç thotë ai, keqpërdorime nga vet mënyra se si në krye të Fondit erdhi Fatmir Plakiqi, punësimet, tenderë e deri të dyshimet serioze për keqpërdorime me paratë e shtetit për shërim jashtë vendit.
Rrëfimi i plotë:
Lexo edhe: