×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çmime alarmante, sa po dëmtohet buxheti i shtetit nga fryrja e faturave për shërim jashtë vendit?

    Insajderi
    26 June 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Për vitin 2020 e kam një raport, ku borxhi ka qenë dikun afër 20 milionë për spitalet private kryesisht nëpër Turqi”, kështu ka thënë për InDoks sinjalizuesi, Alban Pozhegu.

    Për InDoks ai ka treguar se çka ka gjetur prej dokumenteve sinjalizuesi Pozhegu për dyshimet për keqpërdorime në emër të shërimit jashtë vendit?

    Dokumentet e njëjta ai i ka ndarë me InDoks, por për shkak që në to ka të dhëna të pacientëve të njëjtat nuk do të shfaqen në publik.

    “Shërime jashtë vendit, unë nuk kam qenë zyrtar i cili jam kanë përgjegjës ose kam punu në departamentin ose zyrën për trajtimin jashtë vendit. Mirëpo, më ka ra në dorë por faktikisht kjo ja ka nis 2019-ën kur u ktheva herën e parë, një prind erdh me u anku dhe u anku, në faturë, në faturë tha se është e madhe edhe nuk kam kry unë këtë shërbim për me kanë fatura kaq e madhe, është shumë e vogël fatura për vajzën e saj, se për fëmijë deri 18 vjet fatura paguhet 100% edhe unë qëllova në korridor e dëgjova ata e morën pak si më të mirë, zyrtarët të cilët ishin personat, drejtori Fatmir Plakiqi ai iu kërcënu tha unë jam punonjës në Polici edhe ka më ju bë kallëzim penal, e ka me ju shkru e çka po di unë edhe Fatmiri e thirri në zyre dhe çka ka ndodhë tutje nuk e di. Ai më këtë punë nuk e ka bë të madhe, por dokumentet si dokumente janë dhe më doket që atij fëmijës prej 160 mijëve dikun 310-320 mijë ju ka bë fatura, i ka ardhë”, ka thënë Pozhegu.

    Ai thotë se dyshonte edhe për rritjen e enorme të menjëhershme të kinse pacientëve të prekur me sëmundjen e leukemisë.

    “Unë pastaj i kam pa edhe disa modele tjera të vendimeve p.sh nënshkruma që janë dyfishume, të faturave të cilat vijnë dhe rritet numri enorm i pacientëve për trajtim për leukemi. Aty, prej një numri shumë të vogël që unë jam në Ministri të Shëndetësisë prej 2001, numër enorm ka erdhën për menjëherë u rritën numrat, veç për këto që paguhen qind për qind”,

    “Po këto tregojnë qysh janë çmimet, vendimet janë shembull 160 mijë për një pacientë vendimi bëhet bazë të pro faturës, të cilën e lëshon spitali pasi ti sheh simptomat dhe çka ka me kry tek pacienti se nuk është që tash vendimi po bëhet pa ndonjë bazë”, deklaroi ai.

    Pozhegu rrëfen se si faturat pësonin rritje të dyfishta.

    “160 mijë euro e fatura është ardhë për 310 mijë e 574 euro shembull. Një vendim tjetër për 50 mijë euro tash edhe nashta sdi bash taman taman me i gjetë por vjen fatura 110 mijë euro, këto janë krejt të dyfishume”.

    Për këto parregullsi, Pozhegu thotë se kishte njoftuar edhe Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

    “Për shembull 13 mijë euro është një vendim edhe kur vjen fatura, vjen 120 mijë euro, dmth prej 13 mijë euro vendimi vjen fatura 120 mijë euro. Këto janë krejt janë qeshtu, asnjë nuk është siç duhet, fund e kry unë për qeto edhe për krejt shkeljet tjera e kam korrespodencën të cilën e kam bë gjatë gjithë kohës e kam njoftu stafin edhe e kam njoftu Bordin e Fondit edhe në miellin e fundit që kurrë s’më ka shkru imell Plakiqi, por unë këto shkrime që i kam bë në miellin e fundit që ma shkruan të vetëm, thotë mos e shqetëso stafin me këto rrena, jo vec faturat se tash ka shumë sene tjera por edhe për këto tjerat e kam njfotu e kam shkru por thotë mos e shqetëso stafin me parregullsi”, deklaroi ai.

    Po për shërim jashtë institucioneve publike kosovare, ai jep edhe shifra se sa janë ato e në cilin shtet kanë përfunduar këto para.

    Ngre dyshime edhe për një spital që Fondi i kishte shumë borxhe, dhe pas një takimi me Drejtorin Fatmir Plakiqi, çuditërisht borxhi paguhet.

    “Fondin më duket e ka 6-7 milion, por me rishikim të buxhetit gjithë shtohet se ka nevojë, për vitin 2020 e kam një raport ku borxhi ka qenë dikun afër 20 milionë për spitalet private kryesisht nëpër Turqi”.

    Ai përmend edhe një rast konkret se si një person i kërkonte ta ndihmonte me pagesa përmes Fondit.

    “Duhet me cekë se në vitin 2019 ka kërku, (emrin s’ja mbajë mend), herën e parë e kam pa, më ka kërku me i ndihmu për me ia kry pagesat e këtyre spitaleve, Medical e qeto të Turqisë me i kry pagesat për Fond të Sigurimeve Shëndetësore se jam blloku. Unë i kam thënë s’jam në punë, më kanë largu prej punës por i vetmi njeri që mundet me kry punë është drejtori, Fatmir Plakiqi për rastësi unë pas 1 muaji u ktheva më erdh vendimi prej përmbarimores me u kthy në punë dhe i pyeta koleget a i është kry pagesa qesaj, po bre tha ju ka kry meniherë. Do të thotë ka qenë në pyetje 2 milionë e diçka euro, ju kanë kry meniherë”, tha ai.

    “Ironia më e madhe e kësaj është që në Bord të Fondit për Sigurime Shëndetësore është edhe personi përgjegjës për të drejtat e pacientëve kur ai i ka ditur qeto gjëra që i kam njoftu unë, qeto parregullsi qysh nuk ka vepru. Kurgjo tjetër”, deklaron Pozhegu.

    Kohët e fundit në lidhje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësor i cili prej vitesh udhëhiqet nga Fatmir Plakiqi, janë ngritur dyshime që keqpërdorime të mëdha financiare kanë ndodhur me shërbimet për shërim jashtë vendit.

    Në vitin 2021 mbi 1100 kosovarë janë dërguar për shërim jashtë vendit. Vlera e shpenzimeve ka shkuar në mbi 10 milionë euro. Vetëm deri në prill të vitit 2022 ishin shpenzuar, po për shërim jashtë vendit mbi 1.7 milionë euro të tjera.

    Auditori i Përgjithshëm ka tri vite që publikon raporte për Fondin për Sigurimet Shëndetësore. Në këto raporte në një far forme më shumë lihen fajtore palët që për shërim jashtë institucioneve publike kosovare nuk kanë sjellë faturat, se sa që ngritën dyshime për drejtuesit e Fondit.

    “Nga 88 mostrat e testuara në vlerë prej 4.8 milionë eurosh tek rastet e rregullta ose jo urgjente, vetëm 55 pacientë i kishin dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencionuar nga FSSH. Vlera financiare për rastet të cilat nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit është 446 mijë e 429 euro”, thuhet në raportin e fundit dhe shton Auditori që “Kjo kishte ndodhur për shkak të neglizhencës nga palët përfituese”.

    Alban Pozhegu që ka denoncuar raste të shumta në lidhje me këtë institucion, thotë që drejtori aktual i Fondit, Fatmir Plakiqi ka një lidhje me Zyrën Kombëtare të Auditimit.

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark