Zbulohen votat e plota të “Topit të Artë” nga çdo vend dhe kjo tregon se gjashtë shtete nuk votuan për Lionel Messin. Ceremonia e “Topit të Artë” u zhvillua në fillim të kësaj jave, pasi Messi mposhti Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar çmimin e tetë duke vendos edhe rekord.
36-vjeçari mori çmimin prestigjioz individual pasi frymëzoi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar. Ai luajti në turne ndërsa fitoi Kupën e parë Botërore të karrierës së tij legjendare.
Pavarësisht heroizmave të tij, gjashtë nuk votuan Messin në votimin e “Topit të Artë”. Ai fitoi “Topin e Artë”, pasi mori 462 pikë mbresëlënëse, 105 pikë më shumë se Haaland i vendit të dytë, i cili ndihmoi Manchester Cityn të fitonte tripletën e trofeve sezonin e kaluar.
Mbappe, reagimi i të cilit ndaj norvegjezit që fitoi një çmim nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët, përfundoi në vendin e tretë me 270 pikë përpara Kevin De Bruyne, i cili grumbulloi 100 pikë.
Messi, megjithatë, nuk mori asnjë votë nga Kameruni, Ishujt Kabo Verde në Oqeanin Atlantik, Guinea, Jordania, Zvicra dhe Salvadori, pasi gazetarët nga ato vende nuk e renditën atë në pesë lojtarët e tyre më të mirë.
Megjithatë, Anglia, Gjermania dhe Spanja e votuan Messin si zgjedhjen e tyre nr.1, dhe shumë vende të tjera duke I dhënë mundësinë superyllit të merrte titullin e tij të tetë.
Messi fitoi çmimin e tij të parë “Topin e Artë” në vitin 2009. Më pas ai siguroi tri rradhazi në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Messi fitoi titullin e tij të pestë në 2015, përpara se të fitonte çmimin në 2019, 2021 dhe natyrisht, 2023.