Cilat janë kërkesat e "Kosova Thëngjill" për Albin Kurtin - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Cilat janë kërkesat e “Kosova Thëngjill” për Albin Kurtin

Insajderi
08 March 2023 - 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjill” po vazhdojnë të mos merren parasysh nga Qeveria e Kosovës. Pas protestave të vazhdueshme, atyre ende nuk iu është zgjidhur problemi. Janë mbi 160 punëtorë që, siç thonë ata, padrejtësisht kanë mbetur pa punë. Përmes protestave, këta punëtor po kërkojnë të rikthehen në punë pas ndërprerjes së kontratës nga Korporata Energjetike e Kosovës, shkruan Insajderi.

Një ngjarje e rëndë i ka ndodh mesditën e mërkurë një ish punëtori të “Kosova Thëngjill”. Ai u arrestua i shtrirë për toke pasi tentoi t’i afrohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit para objektit të Qeverisë.

Ndonëse, pamundësia për të realizuar një takim normal me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rozvanolli dhe kryeministrin Kurti, ka bërë që ky qytetar/punëtor të  bëjë këtë veprim që rezultoi me arrestimin e tij në një menytë të ashpër nga policia.

Protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Në video shihet se si protestuesi është zvarritur në rrugë, ndërkohë që nuk dihet se cilat mund të kenë qenë veprimet që mund të kenë çuar në këtë sjellje nga ana e policëve tanë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të ditur më shume detaje për arsyen e arrestimit por deri me tani nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, punëtorët kanë protestuar disa herë. Protesta e tyre e fundit ka qenë në mesin e vitit 2022 para objektit të Ministrisë së Ekonomisë.

Ata kërkuan rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës (KEK). Punëtorët nuk janë pritur në takim nga ministrja Artane Rizvanolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark