×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Cilat janë lidhjet e Radoiçiqit me ushtrinë serbe, si ia “ndihmoi” Vuçiqi?

    Insajderi
    25 October 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeterroristi që udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, ka lidhje të ngushta me ushtrinë serbe. Kështu të paktën po thotë një raport preliminar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

    Besnik Gashi

    Sipas këtij raporti, të siguruar nga Gazeta Insajderi, Serbia ia “ndihmoi” Radoiçiqit të ndërvepronte me Forcat e Ushtrisë Serbe pas emërimit të Millosh Vuçeviq në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

    “Serbia i dha Radoiçiqit lëvizje të papenguara në Serbi, të siguruara nga mbrojtja e nivelit të lartë. Ndërveprimet e Radoiçiqit me Forcat e Ushtrisë Serbe (SAF) madje u intensifikuan pasi Presidenti Vuçiç vendosi pasardhësin e tij si kreu i partisë SNS, M. Vuçeviq, si ministër i ri i Mbrojtjes në tetor 2022”, detajon raporti.

    Lidhja mes ushtrisë serbe dhe Radojiçiqit, sipas raportit preliminar, ndërmjetësohet kryesisht nga partneri i Radoiçiqit, Zvonko Veselinoviq.

    “Për më tepër, Radoiçiq ka marrëdhënie të ngushta me shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe, M. [Millan] Mojsiloviq, me origjinë nga Kosova. Ndër të tjera, njësitë ushtarake speciale serbe si njësitë ‘Cobra’ veprojnë nën komandën e drejtpërdrejtë të Shefit të Shtabit të SAF”.

    Radoiçiq është gjithashtu i ngulitur thellë në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe më pas mbrohet nga policia serbe.

    Sipas raportit, “policia serbe në zonat e Rashkës, Novi Pazarit dhe zonave të tjera afër Kosovës kanë marrë urdhra të qarta në lidhje me ‘popullin e Radoiçiqit’, që në rast se ndonjë automjet i tyre ndalohet për ndonjë parregullsi, ata të lirohen menjëherë dhe të mos u kërkohet asnjë dokument”.

    Në fund potencohet edhe se Radoiçiq ka lidhje të ngushta edhe me drejtorin e drejtorive kryesore të BIA-s, Bojan Dimiq. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark