×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Cilat janë sfidat e Talat Xhaferit si kryeministër i RMV-së?

    Insajderi
    30 January 2024 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi u zgjodh si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi mori zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski.

    Qeveria teknike e drejtuar prej tij do të funksionojë për 100 ditë dhe do të mandatohet me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj. Pas marrjes së detyrës së re, Xhaferi tha se do të bëjë gjithçka “për të punuar në të mirë të vendit dhe të qytetarëve”.

    Ai tha se kabineti teknik do të vazhdojë punën për realizimin e programit të qeverisë së deritanishme të Kovaçevskit.

    Nuk ka dyshim se detyrë parësore e kësaj qeverie është përgatitja dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, demokratike në një procedurë të hapur dhe ligjore të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunim me Kuvendin. Qeveria do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore për të mundësuar standardet më të larta evropiane në fushatën elektorale dhe mbajtjen e tyre bazua në vullnetin e qytetarëve”.

    Xhaferi tha se prioritet i qeverisë teknike do të jetë edhe “realizimi i politikave për zhvillim ekonomik, ruajtjen dhe avancimin e standardit të qytetarëve”, si dhe vazhdimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

    Ruajtja dhe avancimi i partneritetit strategjik të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara si qëllime strategjike që nga pavarësia e shtetit, mbeten prioritet parësor i kësaj qeverie”.

    Pjesë e qeverisë teknike është edhe partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila në kabinetin e Xhaferit do të drejtojë Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ka edhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta.

    Pavarësisht se është pjesë e qeverisë, VMRO DPMNE-ja të dielën, më 28 janar, nuk votoi për ekzekutivin teknik teksa akuzoi Xhaferin për bashkëpunim me botën e krimit dhe shkelje të ligjeve mbi punën e Kuvendit./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark