×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Cilat thertore e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve në Kosovë?

    Insajderi
    11 February 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët shpesh gjenden përballë dilemës se sa i sigurtë është konsumimi i mishit nga thertoret. Insajderi ka dërguar pyetje tek Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në lidhje me këtë çështje.

    Zyrtari për Informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi në një përgjigje për Insajderin tha se në rastet kur kafshët theren në thertore të licencuara, produktet janë kontrolluar nga inspektorët para dhe gjatë therjes.

    “Në të gjitha rastet kur kafshët theren në thertore te licencuara, nënkupton se janë të kontrolluara nga inspektoret e autorizuar për kontroll të gjendjes shëndetësore të kafshës para therjes kontrollit gjatë dhe pas therjes”, tha ai për Insajderin.

    Kurse, në rastet kur është fjala për thertore të pa licencuara, ai tha se ekziston rreziku potencial për shëndetin e konsumatorëve

    Thaçi tha se kur hasen raste të tilla, bëhet mbyllja dhe iniciohet procedura në gjykatë.

    “Ndërsa ne raste kur kemi te bëjmë me thertore ilegale te cilat hasen duke ushtruar veprimtari ilegale te therjeve te kafshëve pa kurrfarë kontrolli veterinar. Këtu ekziston rreziku potencial qe mund te shkaktoj rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Në të gjitha këto raste kur hasen bëhet mbyllja dhe iniciohet procedura për gjykatë. Në shumicën e rasteve veprohet bashkë me policinë”, tha Thaçi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark