×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Cili do të jetë roli i BE-së për t’i ndëshkuar sulmuesit që ikën në Serbi – përgjigjet Stano

    Insajderi
    26 September 2023 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot është pyetur se nëse do të ketë rol ndërmjetësues për t’i vënë para drejtësisë pjesëtarët e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës të dielën dhe që u larguan drejt Serbisë.

    Stano ka thënë se BE-ja e ka të rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në këtë sulm terrorist të vihen para drejtësisë, por tha se sa i përket ndërmjetësimit do të bëjë atë që ka në mandat.

    “Kontaktet tona me partnerët shkojnë përmes kanaleve përkatëse e jo mediave dhe publikut. Ne jemi në kontakt dhe ne do të bëjmë çfarë është në kompetencën tonë, në mandatin tonë”, tha Stano.

    “E kam përsëritur shpesh që për ne është e rëndësishme që të gjitha faktet të vendosen. Një qartësim dhe hetim i plotë se çfarë ndodhi, kush ishte pjesëmarrës, kush organizoi dhe kush është përgjegjës për këtë sulm terrorist të vihen para drejtësisë. Duhet të shohim se kush e organizoi atë, kush e ekzekutoi këtë sulm terrorist. Dhe përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë, padyshim”, tha Stano në konferencën e sotme.

    Stano tha se Policia e Kosovës i ka në duar hetimet dhe se me kërkesë të saj ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark