×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Cili ishte çelësi i suksesit, objektivat dhe premiat? – flet trajneri i Trepçës’89 pas rikthimit në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    23 April 2022 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në maj të vitit të kaluar, ekipi i Trepçës’ 89 ra nga Superliga e Kosovës, kjo pas ndeshjes së barazhit ndaj Dukagjinit – ku këta të fundit triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

    Megjithatë, zhgënijimin 89-shi e ktheu në forcë dhe në punë të pandalshme, duke bërë që zyrtarisht ekipi mitrovicas të rikthehet në Superligën e Kosovës vetëm pas një viti.

    Por, si erdhi deri te puna e pandalshme, cili ishte çelësi i suksesit, objektivat e klubit dhe premiat. Të gjitha këtyre pyetjeve iu është përgjigjur trajneri, Shpëtim Idrizi për Insajderin.

    Rënia nga liga, motivimi dhe puna e pandalshme:

    “Të them të drejtën qyshë në ditën e parë që kemi rënë prej ligës menjëherë i kemi mbledhur forcat dhe jemi organizuar në çdo aspekt dhe me punë e përkushtim arritëm që të rikthehemi pas një viti përsëri aty ku faktikisht e kemi vendin.

    “Lojtarët që i kemi afruar te Trepça 89 iu kemi treguar edhe planin edhe ambiciet e klubit. Qysh prej fillimit të kampionatit kemi qenë bindshëm ekipa më e mirë në çdo aspekt në Ligën e Parë ku me paraqitjet e lojtarëve angazhimin, disiplinën të cilën e kanë treguar lojtarët e kemi arritur qëllimin dhe objektivin madhor inkuadrimin në Superligë”

    Cili ishte çelësi i suksesit?

    “Çelësi kryesor i sukesit ka qenë grupi homogjen të cilin e kena krijuar së bashku me stafin dhe lojtarët”

    Objektivat e klubit në Superligën e Kosovës dhe përforcimet?

    Trepça’89 gjithmonë e ka pasir synim titullin dhe Kupën e Kosovës mendoj që përsëri do të jetë objektivi ynë që të paktën njerën nga këto ta fitojmë dhe besoj 3 ose 4 përforcime do të jemi protagonistët kryesorë në Superligë.

    Premiat?

    *Trajneri Shpëtim Idrizi për Insajderin ka nënvizuar se pas çdo katër ndeshjeve ka pasur premija.

    “Pas çdo 4 ndeshjeve ka pasur një ciklus të premijave”

    Trepça ’89 ka arritur që matematikisht të sigurojë rikthimin në Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23 me 50 pikë të grumbulluara.

    Mitrovicasit janë shpallur kampion të Ligës së Parë në Gruin A pas fitores ndaj rivalit lokal Trepça me rezultat 2-0, katër xhiro pa u mbyllur kampionati.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark