×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Cili ishte gabimi më i madh i Qeverisë Kurti sipas Arben Ahmetit?

    Insajderi
    15 February 2022 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari, Arben Ahmeti ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti 2 përgjatë një viti në pushtet.

    Ahmeti në InDoks të Gazetës Insajderi, ka thënë se Kurti ka pësuar një lloj të metamorfozës. Nuk hezitoi t’i cilësojë edhe qesharake deklaratat e Kurtit derisa i bënte krahasimin nga opozitar në kryeministër.

    “…Sa herë që hymë në Youtube të shohim deklaratat e dikurshme të Kurtit për dialogun, gjithçka në fakt me të cilën po përballemi për energjinë elektrike, për problemet sociale duket si qesharak është një lloj simboli i metamorfozës është një ndryshueshmëri krejtësisht e paimagjinueshme e një politikani opozitar me një kryeministër”, është shprehur ai në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Qeveria nuk po jep sinjale që ka përgatitur ekipin dhe e ka profesionalizmin e duhur për të adresuar problemet, thotë Ahmeti mes tjerash.

    Gjatë kësaj interviste analisti flet për rezultatin e shënuar me 14 shkurt të 2021-ës, ku Kurti mori mbi 50% të votave të qytetarit. Thotë se u tregua arrogante. Shton se me rast po tenton të matet edhe me gazetarët.

    Në anën tjetër foli edhe për raportin e kësaj qeverie me mediat.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark