×
  • Lajme
  • Insajderi

    Cili ishte roli i pjesëtarit të FSK-së në incidentin në “Bon Vivant”

    Insajderi
    06 August 2023 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në lokalin “Bon Vivant” ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se pjesëtari i FSK’së Hisni Gecaj në natën kritike ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofken “Duka”.

    Së bashku me ta ishte edhe i ndjeri Kastriot Ramadani i cili mbeti i vrarë nga plagët e marra pas përleshjes me të dyshuarin Andi Pajaziti.

    Hisni Gecaj i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditës.

    Ndonëse, Gecaj ka përfunduar i plagosur, ndaj tij prokuroria thotë se po hetohet për dy vepra penale.

    Hisni Gecaj, sipas prokurorisë ka mbajtur në posedim të paautorizuar një thikë duke vepruar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët.

    Gjithnjë, duke u mbështetur në pohimet e prokurorisë Hisni Gecaj është i dyshuar edhe për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.

    Raportimet e Gazetës Insadjeri për ngjarjen:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark