×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Cili ishte tërmeti më i fortë në historinë e njerëzimit?

    Insajderi
    02 October 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arkeologët kanë gjetur prova të tërmetit më të madh të njohur në historinë e njerëzimit – një tërmet me magnitudë 9.5 mega tërmet që shkaktoi një cunami 8000 kilometra, që bëri që njerëzit në atë kohë të braktisnin brigjet e afërta për 1000 vjet.

    Tërmeti goditi rreth 3,800 vjet më parë Kilin verior, kur një këputje e pllakave tektonike ngriti vijën bregdetare të rajonit. Cunami i mëvonshëm ishte aq i fuqishëm sa krijoi valë deri në 20 metra dhe udhëtoi deri në Zelandën e Re, transmeton Insajderi.

    Kurse, deri më tani, tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë ishte tërmeti Valdivia i vitit 1960, i cili goditi Kilin jugor me një magnitudë midis 9.4 dhe 9.6 ballësh, duke lënë të vrarë deri në 6,000 njerëz dhe duke dërguar cunami në Oqeanin Paqësor.

    Përllogaritjet e numrit të të vdekurve nga tërmeti variojnë nga 1,655 në 5,700 njerëz, me 3,000 të plagosur, 2 milionë të pastrehë dhe duke shkaktuar 550 milionë dollarë dëme ekonomike në Kilin jugor.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark