×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çitaku e quan Borrelin gënjeshtar: Thaçi nuk është arrestuar, u dorëzua

    Insajderi
    14 December 2022 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të Josef Borell, i cili tha se Hashim Thaçi ishte arrestuar sa ishte në pozitën e presidentit të vendit.

    Tutje Çitaku e ka quajtur gënjeshtar përfaqësuesin e lartë të BE, e sipas së cilës po vërtetohet politizimi gjyqësor kundër ish krerëve të UCK.

    Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së. Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!”, ka shkruar Çitaku.

    Reagimi i plotë:

    Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

    Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

    Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

    Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark