
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka përmendur dy fakte. E para, Çitaku kujton zhurmën për Demarkacionin që ishte bërë nga Ramush Haradinaj, refuzimi i tij sa ishte opozitar dhe pastaj nënshkrimi i marrëveshjes kur ai u zgjodh kryeministër.
Të njejtën sitaut e krahason me zhvillimet aktuale për dialogun dhe pranimin e Asociacionit nga Albin Kurti i cili sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar kategorikisht këtë marrëveshje.
Ndërsa sot, u njoftua se dy palët janë pajtuar për propozimin franko- gjerman që përfshin edhe këtë pikë.
“Nga përvoja, sërish “Demarkacioni është pranuar nga një ish opozitar; Asociacioni pranohet nga një ish opozitar
”, shkruan në Facebook Çitaku.