×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku i reagon ashpër Kurtit: I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt

    Insajderi
    11 November 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se është turp që Kurti merret me ish-presidentin Hashim Thaçi.

    Ky reagim i saj vjen pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundi tha se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

    “Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthej sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”, theksoi Çitaku.

    Ajo tha se rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, “shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen”.

    “I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, përfundoi Vlora Çitaku.

    Kurti, në një diskutim të sotëm në Paris, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e diskutuar vite më parë.

    “Projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homologë edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si për familjen e tyre, që flasin për territoret e shteteve të tyre sikur të ishin prova private”, tha Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark