Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti për marrjen e meritave lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Çitaku ka thënë se kontributi i Kurtit në këtë proces, “fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament”.
“Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike”, thuhet në reagimin e Çitakut.
Reagimi i saj i plotë:
Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.
Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.
E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lozësjellës në Parlament.