×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku kritikon Kurtin për postimin e fundit: A po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë?

    Insajderi
    12 February 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti në postimin ku ka thënë se nuk do të ketë masa ndëshkuese për ndalimin e dinarit. Sipas saj ai ka përdorur një gjuhë të paqartë.
    Çitaku ka thënë se Kurti është tërhequr nga zbatimi i idsa masave.
    “Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam. A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër? Sinqerisht nuk të kuptova”, është shprehur Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark