×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çitaku: Kryeminister fjalimet kryejnë punë në opozitë, në Qeveri duhen vepra

    Insajderi
    09 October 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka shkruar për situatën ekonomike në Kosovë.

    Ajo përmendi rritjen e çmimeve të produkteve esenciale e rrymës, rritjen e inflacionit dhe radhët për pritje për viza në ambasada.

    Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pasë kurrë më mirë”.

    Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.

    Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

    Në Kosovë janë rritur:

    1. Çmimet e produkteve esenciale

    2. Çmimi i rymës

    3. Inflacioni

    4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

    E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë  kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë.  Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

    Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark