×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku: Kurti na solli marrëveshje pa njohje, por me asociacion

    Insajderi
    22 March 2023 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia nuk ka argumente sot në tavolinë kundër Kosovës të cilën e përfaqëson ai përveç argumenteve që i kanë dhënë paraardhësit e tij.

    Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

    Çitaku tha se vet kryeministri Kurti po i përdor ato dokumente sot.

    Çfarë ka nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës? Kryeministri i ka dokumentet që sot po i përdorë edhe vet: 1) Letra e Mogerinit për një asociacion në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 2) Letrat e njëpasnjëshme të Presidentëve të SHBA-ve për një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër“, ka shkruar Çitaku.

    Tutje, ajo tha se kryeministri Kurti ia ka sjellur Kosovës vetëm një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion.

    “Na solli një marrëveshje të përkohëshme, pa njohje, por me asociacion. Një marrëveshje me Nenin 7, përkatësisht autonomi territoriale dhe status të veçantë juridik për Kishën Ortodokse Serbe, e cila kështu hapë edhe Pakon e Ahtissarit dhe Kushtetutën e Kosovës”, shkroi Çitaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark