×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku-Kurtit: Amater e i pa dijshëm, e ke katandisur dialogun

    Insajderi
    05 January 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratës së ambasadorit të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier se njohja mes Kosovës dhe Serbisë tani për tani nuk është e mundur, ka reaguar nënkryetarja e PDK- së Vlora Çitaku.

    Në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se një marrëveshje gjithëperfshirëse pa njohje reciproke nuk është as finale as gjithëperfshirëse, përcjell Insajderi.

    Çitaku ka kërkuar sqarime nga kryeministri, Albin Kurti, për atë se si, siç e cilëson ajo, është katandisur procesi i dialogut deri në atë pikë sa aleatët e Kosovës të thonë se nuk është koha për njohje reciproke.

    Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark