Çitaku-Kurtit: Amerika nuk e sheh as Kosovën me sytë e tu, për ty është shkatërruar që dy dekada - Insajderi
×
Kukunews

Çitaku-Kurtit: Amerika nuk e sheh as Kosovën me sytë e tu, për ty është shkatërruar që dy dekada

Insajderi
30 March 2024 - 22:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që SHBA s’duhet të presë nga ai që ta shohë Serbinë siç e sheh Departamenti i Shtetit.

“Sido që të jetë unë një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve, as nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thënë sot Kurti në emisionin “Public Square” me Ditmir Bushatin.

Çitaku ka thënë se SHBA s’e sheh as Kosovën me sytë e Albin Kurtit meqë në sytë e saj Kosova është e zhvilluar.

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru që dy dekada. Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillu, ndërtu. Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, ka thënë Çitaku.

Ajo s’ishte edhe opozitarja e vetme që i reagoi Kurtit për këtë deklaratë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës”.

“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark