×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj: Qytetarët e Malishevës nuk duan turistë, por një kryetar si Ekrem Kastrati që jeton me ta

    Insajderi
    19 September 2021 - 18:39

    Nisma Socialdemokrate ka hapur fushatën në Malishevë për zgjedhjet e 17 tetorit. Në këtë hapje të fushatës ka marrë pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

    Ky i fundit ka lavdëruar qeverisjen tetë vjeçare të Ragip begajt duke thënë se në këto dy mandate, Malishevës i është hapur perspektive e re.

    Ai ka thënë se Malisheva urbane po vie pas urbanizimit të fshatrave të kësaj komune.

    Pak komuna ka në Kosovë që, sipas tij, janë të urbanizuar si në këtë komunë.

    “Tash radha është për Malishevën urbane. Janë krijuar të gjitha parakushtet për t’i dhënë të gjitha atributet për të qenë një simpatik që plotëson nevojat dhe kërkesat në rritje”, ka thënë Limaj.

    Poashtu ai ka numëruar një serë projektesh të mëdha  në arsim, shëndetësi e kulturë e sport që janë kryer nën udhëheqjen e qeverisë komunale të NISMA-s.

    Më pas, Limaj ka folur edhe për kandidatin e Nismës për kryetar, Ekrem Kastratin për të cilin ka thënë se tash e disa dekada bashkë-rrugëtojnë.

    “Ekremi e ka venë veten dhe familjen e tij në shërbim të çështjes kombëtare qysh në vitet e 90-ta e tutje.

    “Duke e njohur të kaluarën e tij, atributet dhe vlera që posedon jam i bindur se do ta besh Malishevën urbane”, ka shtuar Limaj.

    Limaj që është me prejardhje nga kjo komunë, ka thënë se Malisheva dhe Llapusha nuk gabojnë asnjëherë dhe kanë ditur që të rreshtohen edhe në rrethanat më të vështira.

    “Llapusha është rreshtuar me Nismën dhe Ekrem Kastratin. Ky njeri e meriton të rreshtoheni rreth tij e bashkë me të ta implementojnë programin për Malishevën urbane”, ka theksuar ai.

    “Nuk ka më vështirë se me pas në udhëheqje ata që s’dinë e që s’besojnë. Sot i keni të tillet në krye të Kosovës. Një eksperiment është bë po shihet si po kthehet. Qytetari i Malishevës do një kryetar komune që jeton e punon me ta. Malisheva nuk do turistë, por ata që bashkëjeton me dhimbjet dhe kërkesat e tyre”, ka përfunduar Limaj.

    Ndërsa, kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës e ka shpalosur programimin e tij për këto zgjedhje.

    Kastrati tha se synimi i tij do të jetë punësimi dhe përkrahja për qytetarët, derisa premtoi qeverisje transparente.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark