×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çitaku-Kurtit: Kjo puna e qortimit, a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit

    Insajderi
    28 October 2022 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për propozimin e qeverisë për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato RKS.

    Vendimi i ri qeveritar parasheh disa masa, të ndara në faza të ndryshme, e që përfundojnë më 21 prill 2023, pas cilës datë, sipas kryeministrit nuk do të lejohet të ketë targa të tjera në Kosovë.

    Çitaku përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar kryeministrit Kurti të mos humb kohë me targat.

    “Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh?”, ka ironizuar Çitaku.

    “Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark