×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku- Kurtit: Mos u fsheh, pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit

    Insajderi
    28 October 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shpreson që me këtë javë merr fund, sipas saj, vallja e rrezikshme e popullzimit të cilës i ka prirë kryeministri Albin Kurti “duke lënduar secilin që ka menduar ndryshe” nga Kurti si opozitar, shkruan Express.

    Çitaku ka thënë se për vitet dhe mundësitë e humbura dhe të pashfrytëzuara do të flitet prapë, ndërkohë që i bën thirrje Kurtit për transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.

    Ajo i ka kërkuar Kurtit të mos fshihet.

    Reagimi i plotë:

    Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.

    Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.

    Tani Albin,

    Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark