×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku: Kushdo që thotë se Kosova sot ka më shumë sovranitet në veri, nuk e ka idenë se ç’po ndodh atje 

    Insajderi
    30 April 2024 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të vendit, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh atje.

    “Në fakt, sa sovrane është Kosova në atë pjesë të vendit e dëshmuan edhe pamjet në një prej komunave veriore ku nënkryetarja e komunës merrte narkotikë në zyrat e komunës. Aq ka sovranitet në atë pjesë të vendit”.

    “A ka policë, a ka administratë, çfarë shërbime ofrohen?. Mendoj që edhe dështimi i referendumit flet më së shumti se sa sovranë jemi ne atje, se sovraniteti buron nga populli”, deklaroi Çitaku në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark