Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

    Insajderi
    26 February 2025 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diferenca e madhe mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje po e bën të pamundur një bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve. Kështu ka theksuar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke sqaruar qëndrimin e këtij subjekti se pse kanë vendosur t’i thonë jo një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Ne kemi bërë të qartë, që nuk shohim asnjë mundësi të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”.

    “Nuk është ky refuzim kryeneç. Thjesht jemi shumë të ndryshëm”.

    Ajo u pyet nga Nacionale nëse PDK do hynte në koalicion me VV nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit, dhe për këtë pyetje Çitaku dha një përgjigje të qartë:

    “Për ne kjo nuk është një betejë për pushtet, dhe nuk është një përpjekje e jona e dëshpëruar për të marrë një pozitë në ekzekutiv”.

    “Kemi hyrë në zgjedhje me një program të qartë, dhe atë program mund ta zbatojë Bedri Hamza duke qenë kryeministër me një shumicë e cila e sheh Kosovën dhe përjeton Kosovën njëjtë si ai”.

    “Nuk shohim asnjë mundësi, as edhe me kushtin që Hamza të jetë kryeministër që të bashkëqeverisim me Vetëvendosjen”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark