×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çitaku për takimin e nesërm: Marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen në periferi

    Insajderi
    26 February 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për takimin që pritet të ndodhë të hënën në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Çitaku shkroi se marrëveshje që pritet të nënshkruhet nesër, do të ketë Asociacionin e komunave serbe në qendër dhe nuk do të ketë njohje reciproke.

    Po ashtu, Çitaku, ka thënë se plani franko-gjerman ka ardhur si pasojë e negociatave të Kurtit, duke shtuar se kjo vetëm se do të vazhdojë status-quon aktuale.

    “Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi”, shkroi Çitaku.

    “Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”, shtoi nënkryetarja e PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark