Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Dhomat e Specilaizuara të Hagës, ku është ngritur aktakuzë e re ndaj Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, e Bashkim Smakajt.
Ajo duke shpërndarë reagimin e kryetarit të PDK-së, ka thënë se kërkohet drejtësi dhe jo përndjekje.
“Kërkojmë drejtësi. Jo përndjekje”, ka shkruar Çitaku.
Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Në një njoftim për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se aktakuza u konfirmua kundër Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.