×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Çitaku: SHBA është konsistente, e ka mbështetur Asociacionin në përputhje me Kushtetutën

    Insajderi
    26 October 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se Amerika gjithmonë e ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Citaku ka shkruar se kjo lehtë mund të vërtetohet në një kërkim të shpejtë në internet dhe për këtë SHBA është konsistente, ndërsa sipas saj, kryeministri, Albin Kurti nuk është.

    “SHBA gjithmonë ka mbështetur një asociacion në përputhje me Kushtetutën. Me një kërkim të shpejtë në internet i gjeni dëshmitë. SHBA është konsistente,Albin Kurti nuk është. Mbinjë dekadë e humbur në pellgun e helmit dhe urrejtjes që pamëshirshëm u voll nga eksponentët e VV për secilin që mendonte ndryshe”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark