×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çka dihet deri tash rreth vdekjes së gruas në “Breg të Diellit”?

    Insajderi
    04 January 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti u trondit pasditen e sotme me vdekjen e dyshimtë të një gruaje rreth të 30-tave. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Insajderi ka kontaktuar me shefin e urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin dhe i njëjti tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur.

    Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës i ka pas afër saj se di a ka ndodh aksidentalisht a si, edhe po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Insajderin.

    Këtë rast e kishte lajmëruar një dëshmitarë i cili e kishte parë të ndjerën të përgjakur dhe të shtrirë.

    E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban .B Gazetës Insajderi

    Trupi i pajetë i saj tashmë është larguar nga vend-ngjarja, kurse në vend ka shkuar kompania e pastrimit për të larguar njollat e gjakut.

    Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokuroria, në një përgjigje për Insajderin të njëjtit thanë se sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

    “Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion” ,thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark