Çka do të ndodhë me mësimdhënësit që përkrahin grevën por s'janë pjesë e SBASHK-ut? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka do të ndodhë me mësimdhënësit që përkrahin grevën por s’janë pjesë e SBASHK-ut?

    Insajderi
    01 September 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mësimdhënëse në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ka pyetur Këshillin Grevist në krye me Rrahman Jasharajn se çka ndodh me pjesën që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut, por përkrahet nga ata.

    Ajo ka pyetur se çka përfiton ajo nëse qëndron në një linjë me ta.

    “Unë jam mësimdhënëse, deri në një periudhë kam qenë anëtare e SBASHK-ut port tani sjam por nuk e përkrahi grevën, çfarë mbrojte mundem me pasë unë nëse unë nuk jam anëtare e juaj, çka përfitojë unë nëse rri dhe nuk realizohet asnjë kërkese nga ana e ministrisë”, pyeti mësimdhënësja përcjell Insajderi.

    Kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj iu është përgjigjur se në këtë ‘betejë’ janë së bashku.

    Kolege të përgëzoje që je me kolegët e tu, dhe nëse fitojmë do të fitojmë të gjithë dhe jam i sigurt që edhe ti do të jesh së shpejti anëtare e jonja. Nëse humbasim do të humbasim të gjithë, por do të humbim në mënyrë dinjitoze, pa u përulur  e jo dikush të na vë shkelmin në qaf e të mos di pastaj të ndalet ndaj nesh. Ne jemi unik, luftojmë për të gjithë, urojmë që sot të bëjmë zgjedhje.

    Reshit Kushaj nga BSPK ndërkohë u shpreh se “në statusin dhe kontratën kolektive, neni 13, pika 3 dhe 2 edhe mbështetësit ti trajtojmë njësojë si gjithë të tjerët në kohë greve”.

    E njëjta mësimdhënëse tha se “ka pasur dilema, ka pasur zëra që jo andaj edhe pyeta”. Kushaj u shpreh se ashtu shkruan në ligj dhe ashtu duhet të jetë.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark