×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj: Pasi të mbarojë greva, ministres Nagavci do t’i vije turp

    Insajderi
    01 September 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Grevist i BSPK-së është duke qëndruar në shkollën fillore “Naim Frashëri”, shkruan Insajderi.

    Nga aty, Jasharaj u shpreh se greva nuk ka për t’u mbylluar pa u plotësuar kërksat e tyre.

    “Nëse Qeveria ulet dhe i realizon kërkesat do të gëzohemi të gjithë”, tha ai.  

    “Mbyllja e grevës do të bëhet para mediave ashtu siç u shpallë. Greva do të përfundojë e dikujt do t’i vijë turp, e ajo është Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila na thoshte kërkesat i keni legjitime por nuk bëri asgjë…”, deklaroi Jasharaj para gazetarëve, përcjell Insajderi.

    “Urojë që të ulën që sot e të zgjedhim këtë çështje”, tha ai.

    Ndërkohë po raportohe se shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” është duke e mbajtur mësimi.

    Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevistë të SBASHK-ut ka njoftuar së nëpër të gjitha shkollat është duke vazhduar greva, shkruan Insajderi.  

    Kushaj u shpreh se pas përgjigje që kanë pranuar nga Shoqatat Sindikale të Komunave, e bën të kuptojë se në asnjë shkollë nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark