×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çka do të ndodhë në kuvend pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe?

    Insajderi
    07 November 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    10 Deputetë të Listës Serbe edhe zyrtarisht kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mandatet e tyre.

    Lajmi për dorëheqjet e tyre u konfirmua nga kuvendi.

    “Dhjetë deputetë të Listës Serbe dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme. Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista Serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

    Dorëheqjet e deputetëve të Listës Serbe erdhën pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave serbe dhe zyrtarëve policor, e gjykatësve për siç thonë ata vendimit për zëvendësimin e targave serbe me ato RKS, shkruan Insajderi.

    Pak minuta pasi Zyra për Media e Kuvedit të Kosovës njoftoi zyrtarisht dorëheqjet e tyre, faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës ka rifreskuar të dhënat.

    Janë hequr nga faqja e Kuvendit të Kosovës, emrat e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.

    Në listën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, tanimë figuron vetëm deputeti goran, Adem Hoxha.

    Hoxha, i ishte bashkuar Listës Serbe pas largimit të tij nga Grupi Parlamentar 6+. Që nga ajo kohë e deri më sot Lista Serbe kishte 11 deputetë.

    Çka pritet të ndodhë në kuvend pa 10 deputetët e Listës Serbe?

    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka treguar për procedurat që duhet ndjekur pas largimit të tyre.

    Sipas tij, pas dorëheqjeve duhet të nisin procedurat për zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjetër nga Lista Serbe që janë në listë të pritjes e që janë vetëm nëntë, shkruan Insajderi.

    “Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre. Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur.” – ka shkruar ai.

    Sipas tij, deputetët e zëvendësuar duhet që brenda 3 seancave të rregullta të bëjnë betimin në të kundërtën humbin mandatin.

    “Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe – GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe. Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, tha më tej Cakolli. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark