×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Çka duhet bërë me zyrat dhe zyrtarët e Serbisë?

    Insajderi
    05 February 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Skënder Musa, avokat

    Personat që punojnë ilegalisht në emër të institucioneve të Serbisë në Republikën e Kosovës duhet të arrestohen dhe ndaj tyre të zhvillohen hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe jo vetëm të mbyllen këto institucione.

    Republika e Kosovës në bazë të Kushtetutës është shtet i pavarur, Sovran demokratik, unik dhe i pandashëm. Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushteteve është e përcaktuar me kushtetutë duke përcaktuar dhe nuk lejohet as një pushtet i tretë dhe në as një formë pushteti tjetër e në as një formë institucione të shteteve tjera me përjashtim të institucioneve diplomatike të shteteve tjera si ambasadat, konsullatat dhe përfaqësi të organizatave ndërkombëtare që Kosova ka marrëveshje me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

    Çdo person pa marr parasysh se në cilën komunë vepron, pa marr parasysh se cilit nacionalitet i takon nëse implemneton rendin e huaj juridik në territorin e Republikës së Kosovës paraqet vepër penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës Kjo vepër penale është e paraparë në kapitullin XIV të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe çdo person që kryen vepra të tilla duhet të hetohet të konfiskohen të gjitha materialet e shteteve tjera duke përfshirë këtu edhe kompjuterët, printerat, materialet për shtypjen e certifikatave, letërnjoftimeve, pasaportave dhe çdo dokumenti që lëshohet nga zyra ilegale dhe persona të pa autorizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e pastaj të akuzohet dhe pas vërtetimit se ka kryer vepra të tilla penale duhet të dënohet sipas ligjit.

    Vetëm mbyllja e zyrave ilegale nuk është zgjidhje dhe mos zbatimi i ligjit, mos ndëshkimi i kryeseve të këtyre veprave penale do të stimuloj ushtrimin e veprimtarisë ilegale nga njerëz – persona tjerë me qëllim të ushtrimit të sovraniteti të një shteti tjetër në territorin e shtetit tonë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark